LAJMI I FUNDIT:

Kurti tha se do t’i fitojnë zgjedhjet lokale e qendrore, deputetja e LDK-së: Lojë e dështuar e kryeministrit të dorëzuar

Kurti tha se do t’i fitojnë zgjedhjet lokale e qendrore, deputetja e LDK-së: Lojë e dështuar e kryeministrit të dorëzuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij se do t’i fitojnë zgjedhjet lokale e nacionale.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se kjo është një lojë e dështuar e kryeministrit të dorëzuar.

“Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tenderë njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”, shkruan ajo.


“Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, shkruan tutje ajo.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, një ditë më parë e ka mbajtur një fjalim para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në kuadër të “Javës së Lëvizjes” në 19 vjetorin e themelimit.

Kurti tha se subjekti politik që ai drejton, në vitin 2025 do t’i fitojë dy palë zgjedhje, ato qendrore dhe lokale.

Ai bëri pak shaka edhe me opozitën duke thënë se “nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet pafundësisht”.

“Në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”, tha Kurti.

“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe Kampionatin edhe Kupën”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Politikë
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Lajme
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Kalo në kategori