Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, teksa kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje.
Të mërkurën dhe enjten (20 dhe 21 prill) në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht do të takohen grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, që janë krijuar për këtë çështje. Më 21 prill, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, po ashtu pritet të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Diplomatët në BE i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk dëshirojnë të shohin tensione në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, siç kishin parë shtatorin e vitit të kaluar. Prandaj, ata kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen këto takime të fundit që të arrihet një marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 prill se për Kosovën, është i padiskutueshëm dhe panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave.
Këto deklarata të Kurtit, në Serbi i kanë parë si kërcënim.
Duke rikujtuar takimin e fundit të grupeve punuese, që u zhvillua më 7 prill në Bruksel, zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se “rundet e reja të takimeve do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel, pikërisht para se të skadojë mandati i tyre”.
“BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për të identifikuar zgjidhjet, por është në përgjegjësi të palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë përparim deri më 21 prill”, tha Stano, për REL.
Ai shtoi se “BE-ja dëshiron t’ua rikujtoj palëve edhe një herë se tani është urgjent që të arrihet një qëndrim i përbashkët. Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”.
Mandati i grupeve punuese skadon më 21 prill, pasi më 30 shtator me ndërmjetësimin e BE-së, palët arritën një marrëveshje të përkohshme të targave.
Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.
Deri atëherë, qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS (Republika e Kosovës), përgjatë një dekade, kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinë dhe Bërnjak.
Edhe pse në Bruksel deklarojnë se “nuk duan të komentojnë deklaratat që jepen në Serbi dhe Kosovë rreth mundësisë së rritjes së tensioneve, sidomos në veri [të Kosovës]”, ekziston frika se situata mund të përshkallëzohet, siç kishte ndodhur vitin e kaluar.
Në takimet e mëhershme në Bruksel, pala kosovare kishte thënë se nuk është e interesuar për një zgjidhje të përkohshme.
Por, të njëjtat burime në Bruksel besojnë se “ka hapësirë për kompromis”. Në BE shpresojnë që të gjendet një zgjidhje sepse diçka e tillë jo vetëm që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes, por do të shënonte një kthesë pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Edhe pse nuk janë të sigurt nëse do të ketë zgjidhje në takimet në dy ditët e ardhshme në Bruksel, në BE thanë se “palët megjithatë kanë zvogëluar dallimet mes tyre dhe do të ishte për keqardhje nëse nuk shfrytëzohet rasti për kompromis”.
Sipas burimeve, Kosova dhe Serbia janë po ashtu afër arritjes së pajtimit për çështjet e energjisë dhe të pagjeturve. Por, për këto dy tema, siç thanë në Bruksel, kërkohet më shumë vullnet politik nga të dyja palët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë