LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon Richardoson, flasin për prioritetet e qeverisjes së re

Kurti takon Richardoson, flasin për prioritetet e qeverisjes së re

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku më antarën e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci, kanë takuar Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e OKB-së në Prishtinë, Ulrika Richardson, dhe Udhëheqësin e Zyrës së saj, Lorik Pustina.

Në këtë takim Richardson ka uruar Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor dhe ka shprehur dëshirën që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që t’i hapet rrugë bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Sipas njoftimit në faqen zyrare të LVV-së, ajo ka thënë se se prioritet i UNKT-së është partneriteti me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, bashkëpunimi për programet e shtyrjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Kosovë, si dhe mbështetja e projekteve zhvillimore të qeverisë së re në të ardhmen.


Ndër të tjera në njoftim thuhet se Kurti duke shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohen institucionet e reja dhe do të vendosen marrëdhëniet e bashkëpunimit, e njoftoi Richardson me prioritetet e qeverisë së re, për një shtetndërtim demokratik me sundim të ligjit ku luftohet korrupsioni i lartë institucional dhe ku çështje primare është si krijimi i vendeve të reja të punës ashtu edhe zbutja e pabarazive shoqërore përmes politikave sociale.

“Kryetari Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Arbërie Nagavci priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e OKB-së në Prishtinë, znj. Ulrika Richardson, dhe Udhëheqësin e Zyrës së saj, z. Lorik Pustina.
Znj. Richardson e uroi Kryetarin Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor dhe shprehu dëshirën që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që t’i hapet rrugë bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta zhvillimore. Ajo e njoftoi Kryetarin Kurti se prioritet i UNKT-së është partneriteti me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, bashkëpunimi për programet e shtyrjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Kosovë, si dhe mbështetja e projekteve zhvillimore të qeverisë së re në të ardhmen.
Kryetari Kurti e falënderoi znj. Richardson për urimin dhe vizitën, duke shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohen institucionet e reja dhe do të vendosen marrëdhëniet e bashkëpunimit. Z. Kurti e njoftoi znj. Richardson me prioritetet e qeverisë së re, për një shtetndërtim demokratik me sundim të ligjit ku luftohet korrupsioni i lartë institucional dhe ku çështje primare është si krijimi i vendeve të reja të punës ashtu edhe zbutja e pabarazive shoqërore përmes politikave sociale. Rëndësi e veçantë, theksoi ai, do t’i kushtohet barazisë gjinore nëpërmjet edukimit, punësimit dhe ofrimit të mundësive të barabarta për gratë.
Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori