LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi Sekretarin e Bujqësisë të Iowa-s

Kurti takoi Sekretarin e Bujqësisë të Iowa-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në SHBA u prit sot në takim nga Sekretari i Bujqësisë të shtetit të Iowa-s, Mike Naig.

Duke vlerësuar partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, kryeministri Kurti shprehu përkushtimin për të forcuar këtë partneritet në fushat zhvillimore e sidomos në bujqësi.

Gjatë takimit ai e informoi sekretarin Naig për mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët në fushën e bujqësisë. Po ashtu, ai theksoi angazhimin e Qeverisë për avancimin e sektorit të bujqësisë gjatë këtij viti të qeverisjes. Në këtë drejtim, Qeveria ka rritur subvencionet për këtë sektor deri në 216%, thuhet në njoftimin nga kabineti i Kryeministrit.


Kryeministri tha se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës dhe prezantoi reformat për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit.

Duke biseduar për potencialin që ka Kosova për zhvillimin e bujqësisë dhe mundësitë që i ofron ky sektor për investime, u potencuan edhe mundësitë për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës në këtë fushë.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës së kryeministrit Kurti në ShBA, ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori