LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me gjeneralë të KFOR-it flasin për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kurti takohet me gjeneralë të KFOR-it flasin për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, priti në zyrën e tij Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe dhe Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, Drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se “gjenerali Hoppe këto ditë e përfundon mandatin si Drejtor i NALT dhe këtë detyrë do të fillojë ta ushtroj Gjeneral Hammerstein”.

Kryeministri Kurti falënderoi atë për qasjen e vazhdueshme bashkëpunuese dhe konstruktive me institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për mbështetjen e pakursyer të tij dhe ekipit të tij për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes”, njofton Zyra e Kryeministrit.


“Gjeneral Hoppe gjatë mandatit të tij së bashku me ekipin e tij dha kontribut të theksuar në hartimin e politikave të mjekësisë ushtarake si dhe fusha të tjera që ndërlidhen me planifikimin strategjik në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK. Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke ecur në drejtimin e duhur në përputhje me planet e tyre zhvillimore dhe se këshillimi për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së po bëhet në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s. Teksa falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e uroi Gjeneralin Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori