Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonelin Ejup Maqedonci, bisedoi sot në një takim virtual me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britaninë e Madhe.
Pjesëtarët e FSK-së, nëntogere Doruntina Bërbatovci, nëntogere Flutura Salihu, kadet Valdrin Selimi, kadet Diar Statovci dhe kadet Shpëtim Halilaj e njoftuan kryeministrin për mbarëvajtjen e studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst.
Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së oficerëve në Akademinë Ushtarake në Sandhurst, që njihet për traditën ushtarake dhe veçanërisht për nivelin e lartë të edukimit ushtarak, kryeministri Kurti vlerësoi punën e shkëlqyeshme dhe të suksesshme të pjesëtarëve në FSK-së në Akademinë Ushtarake Mbretërore.
“Edhe në të kaluarën oficerët tanë kanë treguar rezultate jashtëzakonisht të larta duke sjellë në Kosovë shpatën e Princit Charles dhe medaljet e çmimet më të larta të Akademisë. Kjo nuk ishte aspak e lehtë kur kemi parasysh konkurrencën dhe nivelin e lartë të oficerëve britanikë dhe ndërkombëtarë në atë akademi”, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ndër prioritetet kryesore ka pasur rritjen e buxhetit për ushtrinë.
“Vendimi për rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes ka synim që vendi ynë të ndërtojë kapacitetet e mbrojtjes, me qëllim që FSK të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit tonë, të ruajë rendin kushtetues, të mbështesë autoritetet civile në rast krizash si dhe të jetë e gatshme për pjesëmarrje në operacione ushtarake ndërkombëtare“, tha ai.
Pjesëtarët e FSK-së e falënderuan kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës dhe FSK-ja, si në aspektin e mirëqenies së pjesëtarëve atje, ashtu edhe për kujdesin dhe motivimin e vazhdueshëm, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa