LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sot kundërshtojmë duke konstatuar paralajmërimet tona

Kurti: Sot kundërshtojmë duke konstatuar paralajmërimet tona

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Albin Kurti, ka thënë se dhjetë vjet më parë janë vendosur themelet e reja të përpjekjes për liri e vetëvendosje.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se 10 shkurti i vitit 2007, si ngjarje politike nuk është dhe nuk mund të jetë e shkuar.

“10 shkurti i vendosi themelet e reja të përpjekjes për liri e vetëvendosje, përpjekje që vazhdon edhe sot e kësaj dite me intensitet edhe më të shtuar. 10 shkurti i vitit 2007 ishte vetë përcaktim i së ardhmes. Kjo datë është e tashmja e paralajmëruar jo vetëm për atë që alarmonte, sidomos për atë që shënjonte: se vullneti për liri e vetëvendosje nuk mund të negociohet, andaj nuk mund të ketë kompromis mbi të dhe për të. Ndërkaq, emrat Mon Balaj dhe Arben Xheladini janë emrat e dy dëshmorëve, dëshmitarë të përpjekjes sonë, por edhe dy paraprijës të drejtimit tonë politik, si organizim e si koncept”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se UNMIK-u e ka pranuar fajin për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, por sipas tij, për zhvillimin e një procesi penal, pengesë mbetet imuniteti i pjesëtarëve të policisë rumune që vranë më 10 shkurt.


Në këtë intervistë Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut në Bruksel, për të cilin ka thënë se i ka sjellë vetëm ndarje të brendshme Kosovës.

Ai ka vlerësuar se për normalizim të marrëdhënieve duhet ndryshuar Serbia dhe jo Kosova. Dhe, sipas Kurtit, Serbia është ajo që duhet të kërkojë falje për krimet e kryera dhe t’ia njohë Kosovës subjektivitetin e plotë. Kurse sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se një gjë të tillë nuk po e lejon plani i Ahtisarit.

Kurti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe, sipas tij, ato do të mbahen me ose pa dëshirën e pushtetarëve.

“Zgjedhjet parlamentare ka kohë që është dashur të mbahen. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje gjithherë, por arsyeja se pse pushteti nuk dëshiron të dëgjojë për to, tregon se ata tashmë e dinë se janë të humbur. Megjithatë, zgjedhjet do të bëhen me ose pa dëshirën e tyre, me këtë rast edhe agonia e inercioni i tyre do të marrë fund”, ka theksuar ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori