LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka qëndruar sot në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dhe shtëpinë e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës, i ka shpjeguar kryeministrit Kurti vendin ku ka qëndruar në ilegalitet Rexhep Mala, që ishte një lloj bunkeri, me hyrjen të mbuluar me dhe katër bazat e tjera duke qëndruar në to në ilegalitet në rrethanat e atëhershme.

Kurti, në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës, bëri me dije se nga sot kjo shtëpi do të jetë një aset i trashëgimisë kulturore dhe e mbrojtur, e cila do të shndërrohet në muze.


“Në shekullin 20 Lëvizja Çlirimtare ka qenë shprehje tejet e rëndësishme e kulturës popullore në Kosovë dhe organizimi ilegal ka qenë infrastruktura e vullnetit të popullit për liri e për bashkim”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në 40-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës, kanë vizituar këto dy familje bashkë me bashkëveprimtarët e tyre. Ai ka thënë se disa baza kanë qenë në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës dhe ato kanë mundësuar organizimin e qindra e më vonë edhe të mijëra veprimtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka për vendin dhe bashkimin kombëtar.

Kurti ka shtuar se një bazë e rëndësishme ka qenë te pragu i dyerve të oborrit, të cilën Rexhep Mala e ka ndërtuar pasi ka dalë nga burgu, me mendjen e tij të mprehtë, duke llogaritur që edhe atëherë, kur forcat policore okupatore armike do t’i shtyjnë dyert e oborrit do të hyjnë me aq shpejtësi, sa që nuk do ta shikojnë pragun dhe pragu i shtëpisë është menduar mençur dhe drejt prej tij, si një vend i sigurt për bazën e organizimit ilegal.

“Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, të gjithë ne i kemi aq shumë borxh për qëndresën e tyre, për organizimin e tyre dhe për flijimin e tyre”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori