LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Shprehim përkushtimin tonë që ashkalinjtë të mos ndjehen të diskriminuar

Kurti: Shprehim përkushtimin tonë që ashkalinjtë të mos ndjehen të diskriminuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Komunitetit Ashkali.

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi se në Kosovë e kultivojmë diversitetin si pasuri, duke vënë theksin që qytetarët e Republikës së Kosovës do të trajtohen pa diskriminim e pa privilegje.

Po ashtu, kryeministri Kurti veçoi se do të shprehin përkushtimin e Qeverisë që ashkalinjtë të mos ndjehen të diskriminuar, të marxhinalizuar, por të bëhen ashtu siç duhet të jenë, pra qytetarë të barabartë të shtetit të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Sot jemi këtu për të kremtuar ditën e komunitetit ashkali, Ditën e Flamurit të tyre me ç’rast ne kemi organizuar një koktej rasti, në mënyrë që t’i mirëpresim të gjithë përfaqësuesit e organizatave të tyre dhe në këtë mënyrë ta kremtojmë këtë ditë të shënuar.

Në Kosovë, ne e kultivojmë diversitetin si pasuri, dhe duam që të vëmë theksin që qytetarët e Republikës së Kosovës do të trajtohen pa diskriminim e pa privilegje. Ne, të drejtat e tyre i konsiderojmë, jo vetëm të drejta nominale që janë në Kushtetutën tonë dhe në ligjet tona, por edhe në praktikat qeverisëse dhe në projektet zhvillimore që i kemi.

Komuniteti ashkali në veçanti, është shumë i sulmuar nga varfëria dhe nga papunësia si fenomene të përgjithshme, të cilat duhet të zbuten nga Qeveria jonë meqenëse edhe në programin tonë kemi theksuar që më së shumti do t’i ndihmojmë ata që i kanë nevojat më të mëdha.
Pra urime të gjithëve Dita e Flamurit të ashkalive dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në institucionet e shtetit tonë, në shoqërinë tonë do të shprehim përkushtimin tonë që ashkalinjtë të mos ndjehen të diskriminuar, të marxhinalizuar, por të bëhen ashtu siç duhet të jenë, pra qytetarë të barabartë të shtetit tonë.

Me këtë rast, më lejoni të shprehë keqardhjen time që deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e komunitetit ashkali, Etem Arifi nuk është me ne këtu dhe disa përfaqësues të organizatave të tjera, për shkak të një mosdakordimi që ka ndodhur midis nesh.

Ne nuk mund të vazhdojmë praktikën e qeverive të mëhershme, ku me një lloj marrëveshje u jepen mjete prej mijëra eurove, pa thirrje publike, komuniteteve të veçanta.

Pra, ne dëshirojmë t’i ndihmojmë edhe më shumë sesa më herët, të jemi të parët në dorën e bashkëpunimit e të ndihmës për komunitetet, posaçërisht për komunitetin ashkali, mirëpo nuk mund të shkelim procedurat, nuk mund të japim 10 mijë apo 12 mijë euro me marrëveshje e pa thirrje publike, që do të kërkonte një periudhë të caktuara kohore deri tek realizimi i saj, ndërkohë që ne jemi në ditën e 9 në zyrë si qeveri e re.

Na vije keq për këtë situatë në të cilën ata nuk janë pjesëmarrës, mirëpo ajo çfarë do të bëjmë, është që këto ushqime të cilat i kemi përgatitur këtu nuk do t’i hamë ne në vend të tyre, por do t’i mbështjellim e do t’ua japim komunitetit ashkali përmes Zyrës tonë këtu, ndërkohë do të zhvillojmë një bashkëbisedim me mysafirët të cilët na kanë nderuar me ardhjen e tyre, dhe të cilët i falënderojmë për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori