Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin tema të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Guvernatoren e Iowas, Kim Rejnolds.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Iowa-s, si dhe kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore.
Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.
U tha se shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. U veçua fillimi i shërbimeve konsullore në këtë shtet. Në veçanti u vlerësua partneriteti në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe qëllimi afatgjatë për zhvillimin e ngritjen e mëtejme të saj dhe përafrimin e kushteve për anëtarësim në NATO.
Kryeministri theksoi se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe se do te vazhdojë të jetë kontribuese për sigurinë në rajon dhe botë, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike, përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës