Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka folur për takimin e sotëm në Bruksel dhe propozimin e KFOR-it për zëvendësimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri.
Kurti ka thënë se shpreson që në takimin e sotëm në Bruksel të gjendet zgjidhja për situatën në veri.
“Në këto momente kur ne po flasim po zhvillohen takimet në Bruksel, sa jam në dijeni zëvendëskryeministri Bislimi do të zhvilloj takim ndaras me emisarin special, Miroslav Lajaçak dhe më pastaj ndoshta do të ketë takim edhe me homologun e tij nga Serbia në këtë takim. Uroj dhe shpresoj që të gjendjet zgjidhja aty”, ka thënë Kurti.
Kurti shtoi se gatishmërinë për zgjidhje të situatës e kanë shprehur edhe të hënën në takimin që kishte pasur me gjeneralin e KFOR-it, Franco Federici. Kryeministri theksoi se gjenerali Federici i kishte propozuar zëvendësimin e Njësive Speciale me ushtarët e KFOR-it.
“Gatishmërinë e kemi treguar edhe të hënën kur erdhi në takim gjenerali i KFOR-it, Franco Federici i cili dha një propozim racional që nënkuptonte heqjen e barrikadave për liri të lëvizjes dhe zëvendësimin e Njësive Speciale nga pjesëtarët e KFOR-it deri në një qetësim të situatës. Aty do të vazhdonin të qëndronin policia jonë kufitare e cila do të vazhdonte me zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit”, ka deklaruar Kurti.
Kurti shtoi se këtë propozim të KFOR-it, nuk e pranoi Serbia.
“Në parim ne e kemi pranuar këtë, dhe sa i përket orarit të tërheqjes së Njësive Speciale kemi ngelur të bisedojmë me Policinë e Kosovës. Ne paraprakisht jemi konsultuar edhe PK-në, pasi që vendimet që ne i marrim nuk janë vetëm politike. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë. Pra Serbia javën e kaluar ka refuzuar dialogun në Bruksel, këtë javë e ka refuzuar marrëveshjen e propozuar nga KFOR-i”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia vazhdon me kontrolle, shqiptoi 2045 gjoba gjatë fundjavës

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Siljanovska-Davkova nënshkruan dekretin për tërheqjen e nëntë ambasadorëve

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa