Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës, janë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe konkretisht variantit të ri Omicron.
Kurti ka thënë se rreziku i një vale të re në javët dhe muajt në vazhdim, na detyron të rrisim vigjilencën tonë.
“Janë katër rreziqe me të cilat do të përballemi shumë shpejt. Së pari festat e fundit shoqërohen me ardhjen e një pjese të konsiderueshme të mërgatës tonë nga jashtë, ky shtim i përkohshëm i popullsisë në vendin tonë së bashku me grumbullimet për festat, paraqet rrezik të lartë për shpërndarje të virusit. Së dyti, situata epidemiologjike në Evropë vazhdon të jetë e rëndë sidomos në disa vende ku banojnë një numër i madh i mërgimtarëve tanë, sidomos në Gjermani dhe Zvicër. Shtimi i udhëtarëve të këtyre vendeve e rrit mundësinë që gjendja epidemiologjike të përkeqësohet edhe në vendin tonë sikurse në këto vende. Së treti Kosova ka shkallë më të ulët të vaksinimit sesa këto vende evropiane, gjë që e bënë një valë të re të infektimeve dhe më të mundshme dhe më të rrezikshme. Së katërti, ditëve të fundit është shfaqur varianti Omicron, i cili është përhapur në 38 vende të botës, duke përfshirë 18 vende evropiane. OBSH e ka klasifikuar r si variant shqetësues. Ky variant ka gjasë të përhapet mbi dy herë më shpejt se varianti Delta”, tha Kurti.
Kurti shtoi se varianti Omicron po shkakton më shumë hospitalizime të fëmijëve sesa variantet e mëparshme, sidomos atyre nën moshën 5 vjeç.
“Sipas autoriteteve shëndetësore të Afrikës së Jugut gati të gjithë këta fëmijë i kanë pasur prindërit e pa vaksinuar. Kjo është dëshmi se mjeti më i fortë i mbrojtjes nga virusi mbetet vaksinimi”, tha Kurti.
Ai shtoi se si kryeministër nuk kam detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën e qytetarëve tanë.
“Kemi marrë masa kufizuese brenda vendit dhe pikat kufitare. Jemi duke shqyrtuar të dhëna të reja, mbi të cilat do të përditësojmë masat konfrom situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë. Momentin e parë që rreziqet e lartë përmendura zbuten, Qeveria do të marrë vendim të menjëhershëm për lehtësim të masave kufizuese gjithmonë pa rrezikuar jetën e qytetarëve”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës