Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të takimit në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e këtij të fundit se nuk do të nënshkruaj kurrfarë marrëveshje.
Ai ka thënë se pa nënshkrim nuk mund të ketë marrëveshje, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e tij se në Ohër palët duhet të shprehin shpresën dhe optimizmin për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas tij, takimi i së shtunës duhet të merret me më shumë seriozitet.
“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori nënshkrimi i një marrëveshje në Ohër. Kjo nuk është qasje konstruktive dhe njëkohësisht nuk mendoj se kjo dëshmon përkushtim. Ne kemi nevojë që ta shprehim shpresën dhe optimizmin tonë për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, po zhvillojmë takime të nivelit të lartë, po ndërmjetëson BE-ja, që është projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore, andaj do duhej të merrej me shumë më tepër seriozitet takimi i nesërm”.
“Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, mirëpo edhe nuk mund të them që pa nënshkrim do të mund të quhet marrëveshje me gjithë mend. Andaj unë po e ritheksoj se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe që shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por që natyrisht këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”, ka deklaruar Kurti në Alsat.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, kjo çështje duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialog, përfshirë edhe takimin në Ohër.
Megjithatë, Kurti ka përkujtuar se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gjithsejtë që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja…”.
“Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e asociacionit nëse është e veçantë, është e veçantë në kuptimin që nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Marrëveshja më e dashur e tyre për të cilën insistojnë dhe trumbetojnë gjithandej, në njërën anë nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese në Kosovë si test dhe në anën tjetër është shkelur prej vet atyre. Por unë besoj se të gjitha këto gjëra duhet t’i diskutojmë me durim, me përqendrim dhe gjithashtu me vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje në dialogun në vijim, përfshirë sidomos takimin e nesërm në Ohër”, është shprehur kryeministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk ka marrëveshje për pagën minimale, shporta konsumatore do të llogaritet ndryshe
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
Blerim Bexheti: Nënshtrimi i shqiptarëve në institucionet publike po vazhdon
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet