Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Elhame Muqollin – e mbijetuar e masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin – familjare e të rënëve, Afrim Hysenaj, autori i monografisë për masakrën e Paklekut dhe Fadil Muqollin – familjar dhe pronar i shtëpisë Muze.
Në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se gjatë bisedës, e mbijetuara e masakrës Elhame Muqolli ndau përjetimet e saj gjatë luftës dhe masakrës së Paklekut, teksa shprehu pakënaqësinë e saj me mungesën e drejtësisë për këto krime tash e 25 vjet.
Kurti e falënderoi znj. Muqolli dhe mysafirët e tjerë për vizitën, qëndresën, sakrificën e kurajën e tyre, dhe theksoi rëndësinë e dëshmimit dhe dokumentimit të krimeve, duke i qëndruar besnik historisë sonë dhe duke insistuar në të drejtën tonë që të gjithë kriminelët, qofshin ata urdhërdhënës qofshin ekzekutues, të përfundojnë prapa grilave në drejtësinë vendore ose asaj ndërkombëtare, thuhet në komunikatë
Ata u shprehëm mirënjohës për mirëpritjen dhe për mbështetjen institucionale për realizimin e monografisë dhe në muzealizimin e shtëpisë ku është kryer masakra.
Kryeministri Kurti pranoi nga autori Afrim Hysenaj dy librat e tij, monografinë për masakrën e Paklekut me titull “Shtëpia me gjak në mure”, që do të promovohet nesër në shtëpinë muze në Paklek, dhe monografinë për masakrën e familjes Delijaj në Abri të Epërme, e titulluar “Toka skuq e qielli nxin”.
Në masakrën e Paklekut, me 17 prill 1999, u masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnje, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës