LAJMI I FUNDIT:

Kurti për vdekjen e Pagarushës: Humbje e madhe për gjithë popullin dhe për muzikën

Kurti për vdekjen e Pagarushës: Humbje e madhe për gjithë popullin dhe për muzikën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarusha, është humbje e madhe për gjithë popullin dhe për muzikën.

Kurti ka pohuar se shkaku i vdekjes së Nexhmije Pagarushës, sot të gjithë i kanë sytë e njomë.

“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve. Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra. Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.


Pagarusha ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Ajo vdiq në moshën 86-vjeçare, duke lënë prapa vetes një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Për vdekjen e Pagarushës kanë shprehur ngushëllime liderë e artistë nga Kosova dhe Shqipëria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori