LAJMI I FUNDIT:

Kurti për çështjen e Manastirit të Deçanit: Kushtetuesja e trajtoi lëndën pa kaluar nëpër fazat e zakonshme, duhet të trajtohet në dialog

Kurti për çështjen e Manastirit të Deçanit: Kushtetuesja e trajtoi lëndën pa kaluar nëpër fazat e zakonshme, duhet të trajtohet në dialog

Kryeministri Albin Kurti, tha se nga dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të përfitojë Serbia si shtet, por duhet të adresohen kërkesat e serbëve të Kosovës.

I pyetur në lidhje me Manastirin e Deçanit, Kurti konsideron se vendimet që janë marr nga regjimi i Millosheviqit nuk duhet të pranoheshin si qeverisje të zakonshme demokratike.

“Ne kemi rezervën tonë të zakonshme për vendimet e regjimit të Millosheviqit, të cilat për bindje  time, çuditërisht janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka trajtuar një lëndë pa kaluar ajo nëpër fazat e zakonshme, sikurse tjerat”, tha Kurti në RTK.


Tutje, Kurti tha se për Manastirin e Deçanit ka nevojë  të ketë dialog.

“Unë mendoj se për Manastirin e Deçanit kemi nevojë për dialog në mënyrë që ta trajtojmë këtë breng të tyre, nuk duam t’i dominojmë, nuk dëshirojmë t’i cënojmë, por në të njëjtën kohë besoj që duhet të hasim më në fund në mirëkuptimin e tyre që vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në këtë shekullin tonë”, theksoi Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori