Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, është pyetur sërish për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike. Këtu ai ka cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.
“Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, ka thënë Kurti duke shtuar se pyet veten pse marrëveshja e Ahtisarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme pasi ajo mbron shumë të drejta të serbëve në Kosovë.
“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”.
I pyetur nëse ka frikë që e njëjta që të ndodh edhe në Kosovë, ai ka thënë se “kam frikë vetëm nga gjërat e panjohura”.
“Jo, nuk e kam frikë. Kam frikë vetëm nga gjërat e panjohura. Por kjo dihet, është një qëllim shumë i qartë”, është shprehur Kurti.
Mes tjerash, ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e dëshiron Asociacionin, pasi sipas tij, nuk mund ta duash atë e të thuash cdo javë “Nuk e njohim shtetin e Kosovës”.
“Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por, të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”.
Kurti është pyetur edhe për deklaratën e Vuçiqit, i cili e ka quajtur “llum terrorist”.
Këtu kryeministri kosovar është shprehur se Perëndimi nuk e trajton njësoj si presidentin e Serbisë.
“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj”, ka thënë Kurti teksa ka shpjeguar pse ndihet kështu.
“Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti”.
Prandaj, sipas vlerësimit të tij, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiqit, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës