Kurti pas vizitës në Microsoft: Silicon Valley është frymëzim për bashkëpunim planetar

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar gjigantin teknologjik Microsoft.
Kurti nga kjo kompani ka thënë se Silicon Valley është frymëzim për bashkëpunim planetar.
"Inovacioni dhe qëndrueshmëria nuk janë në kundërshtim: njëra rrjedh nga tjetra. Kampusi i Microsoftit në Silicon Valley është një frymëzim për bashkëpunim në komunitet, korporativ dhe planetar", ka theksuar Kurti në Twitter.
Ai po ashtu ka vizituar kompanitë AirBnb, LinkedIn dhe Uber. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































