LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit me Peach: Ballkani Perëndimor përballet me sfida për shkak të ndikimit rus

Kurti pas takimit me Peach: Ballkani Perëndimor përballet me sfida për shkak të ndikimit rus

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, që shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.

Në takimin e parë në këtë vit, Kurti dhe Lord Peach diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023.

Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.


U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë.

Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë.

Ai po ashtu shprehu falënderimin e tij për angazhimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në proceset integruese të Republikës së Kosovës. ​

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori