LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Kurti takoi Krasniqin, do të takojë edhe Haradinajn e nga LDK thonë se kontributin do ta japin në Kuvend

Qeveria: Kurti takoi Krasniqin, do të takojë edhe Haradinajn e nga LDK thonë se kontributin do ta japin në Kuvend

Pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren Nita Shala, Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë.


Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, respektimin e standardeve evropiane, si dhe të drejtat e njeriut, Ministria e Drejtësisë, kishte dërguar kërkesë në Komisionin e Venecias, me qëllim të dhënies së opinionit për Koncept Dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe draftin e amendamenteve kushtetuese.

Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Referuar njoftimit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kurtin, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori