LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35 për qind më i lartë se buxheti i mëhershëm

Kurti: Buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35 për qind më i lartë se buxheti i mëhershëm

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35% më i lartë se buxheti i mëhershëm.


“Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”, tha Kurti.

Tutje tha me këtë buxhet forcohet mbrojtja e Kosovës, rritet siguria e nxitet punësimi.

“Po rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, u shpreh Kurti.

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024
Lexo po ashtu Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024

Për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka planifikuar ndarjen buxhetore:

860 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike;

742 milionë euro do të shkojnë për komunat, prej të cilave 635 milionë, grante nga Qeveria;

370 milionë euro do të shkojnë për mbrojtje dhe siguri;

370 milionë euro do të shkojnë për arsim, përfshirë grantin për komuna;

340 milionë euro do të shkojnë për shëndetësi, përfshirë grantin për komuna;

95 milionë euro do të shkojnë për shtesat për lehonat dhe fëmijët;

58 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare 2030;

29 milionë euro do të shkojnë për masa të punësimit;

3 milionë euro do të shkojnë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Drejtësi
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Lajme
Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Siguri
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Siguri
Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Lajme
Kalo në kategori