Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.
Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të gjithë krerët e qeverive të rajonit.
Kryeministri Kurti në një intervistë për BERZH ka thënë se, lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet dhe shpresë për të rinjtë.
“Ne do të fokusohemi në zbatimin e ligjit për ta luftuar korrupsionin dhe për garantuar investimet dhe nga ana tjetër ne do të lidhim tregun e punës me edukimin e duhur dhe për këtë na duhet një infrastrukturë e mirë, e veçanërisht transporti hekurudhor, në të cilën BERZH do të mund të na ndihmojë shumë dhe rrugët rajonale që të kemi lidhje më të mirë si brenda vendit dhe me fqinjët. Ne kemi një rini mjaftë të arsimuar në aspektin teknologjik, por neve na duhen investimet e duhura. Po ashtu, ne kemi nevojë për investime të huaja që të kemi rritje ekonomike”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.
During our #EBRDwb Western Balkans Investment Summit, our @jonathanfwells caught up with @albinkurti– as it's his first Summit, he shared with us his impressions, vision and hopes.
Fighting corruption 💪 and enabling youth are among his key priorities! pic.twitter.com/cJd8qnY6g5— The EBRD (@EBRD) February 24, 2020
Ai ka shtuar se me ndihmën e BERZH-it do të bëhët rehabilitimi i transportit hekurudhor dhe atij rrugor.
“Në drejtim të kësaj, ne do të fokusohemi që ta lidhim Prizrenin me Tetovën, po ashtu rehabilitimin e transportit hekurudhor nga jugu në veri, duke filluar nga Hani Elezit dhe në drejtim të Leshakut në kufi me Serbinë. Ky Samit ishte një mundësi e mirë që të diskutojmë me shefat e vendeve të tjera”, ka shtuar ai.
Po ashtu, Kurti ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmojnë Kosovën.
“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, tha Kurti në samitin e BERZH-it.
Ky samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania