LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takimin me kryetarët: 654 milionë euro për komunat, kjo të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

Kurti në takimin me kryetarët: 654 milionë euro për komunat, kjo të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023 dhe në këtë buxhet theksoi se reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Kurti tha se për herë të parë do të ketë rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Në këtë buxhet reflektohet rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave e kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha kryeministri


Ai përmendi përpilimin e disa strategjive dhe nismave që kanë të bëjnë me nivelin qendror-komunal.

“Qeveria ka ndërmarr hapa konkret duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit, pastaj hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Jemi në fazën e fundit të hartimit të Strategjisë për digjitalizim. Në muajin prill kemi nisur bashkë nismën Karta për komunën e gjelbër dhe shumë nga komunat e kanë nënshkruar atë. Sot do të flasim edhe për agjendën e gjelbër dhe për ujërat”, tha kreu i ekzekutivit.

Ai tha se do të flasin edhe për tejkalimin e situatës për energji elektrike në prag të dimrit, ndërkaq njoftoi se Qeveria ka formuar grupin punues për hartimin e Strategjisë kombëtare me qëllim të menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak.

“E dimë që numër  i madh i komunave e kanë këtë problem… “, tha ai, duke shtuar se prania e madhe e qenve endacak është kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve dhe shëndetit publik.

Ndryshe, ky është takimi i dytë me radhë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryetarëve të komunave të Kosovës. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori