LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me myftiun Tërnava: Ky Ramazan na gjen në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik

Kurti në takim me myftiun Tërnava: Ky Ramazan na gjen në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, të cilin e uroi për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë.

Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji.

Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjen në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori