Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup ka thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar multietnik.
Kurti ka ri-theksuar po ashtu se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë edhe Bashkimi Evropian.
Në këtë samit, Kurti u pyet edhe për stabilitetin në Kosovë, me këtë rast ai komentoi aksionin e policisë kundër mallrave të kontrabanduara në disa qytete të vendit, përfshirë këtu edhe veriun.
Për situatën e krijuara në veri të Mitrovicës, Kurti tha se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë mirë ndërmjet vete, megjithëkëtë ai tha se korrupsionin dhe krimin do ta luftojnë atë pa marrë parasysh çka ndodhë.
“Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti.
Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodhë. Për shembull, dje ne mëngjes derisa ishte një operacion i policisë në katër komunat e Kosovës dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë, kanë qenë serbë, madje, edhe shumica policë, duke përfshirë gjykatës, prokurorë.
Mendoj se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politikë luftës kundër korrupsionit, si dhe krimit të organizuar. Duhet të bashkëpunojmë si shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar”, tha ai, raporton KP.
Sa i përket integrimit të tregut ballkanik, Kurti u shpreh se kjo është e mundur duke i zbatuar katër liritë bazike.
“Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Por, si socialdemokrat besoj në barazi që burrat dhe gratë të punojnë, të aftësohen dhe të kenë sukses secili për pjesën e vetë.
Por, duhet t’i shohim të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”, u shpreh Kurti.
Kryeministri në samitin e Shkupit ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian është fati dhe kontinenti i Kosovës, derisa ka kërkuar edhe fonde zhvillimore nga BE-ja.
“BE-ja është fati ynë dhe Evropa është kontinenti për Kosovën. Ekonomia në Kosovës është shumë më mirë tani, por pikërisht për këtë arsye kemi nevojë më shumë ndihmë se përpara. Jo ndihmë humanitare si në të kaluarën, por fonde zhvillimi. Të hyrat e qeverisë janë rritur për 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, qarkullimi bizneseve është rritur për 30 për qind dhe eksportet 60 për qind. Viti 2021, është viti ku ne parashikojmë rritje ekonomike së paku 10 për qind”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës