LAJMI I FUNDIT:

Kurti në pritjen e fundvitit me politikanë e diplomatë: Jemi përballur me sfida të reja, e me pasoja nga ato të vjetrat

Kurti në pritjen e fundvitit me politikanë e diplomatë: Jemi përballur me sfida të reja, e me pasoja nga ato të vjetrat

Zyra e Kryeministrit organizoi mbrëmë pritje shtetërore për fundvit ku të ftuar e të pranishëm ishin krerë të institucioneve, ministra të qeverisë, deputetë të Kuvendit, kryetarë të komunave, prijës fetarë, zyrtarë të shtetit, e ambasadorë e përfaqësues diplomatikë, miq e partnerë.

Në fjalën drejtuar mysafirëve, Kurti, falënderoi të gjithë për partneritetin, bashkëpunimin, kritikën dhe mbështetjen gjatë vitit 2023 dhe u uroi krishtlindje të begatshme dhe vit të ri të suksesshëm.

“Po e përmbyllim edhe një vit tjetër. Jemi përballur me sfida të reja, e me pasoja nga ato të vjetrat. Me shumë përpjekje, me pak ankesa dhe me aspak iluzione. Qeverisja është betejë e vazhdueshme ndërmjet planeve dhe ngjarjeve. Prioriteteve programore dhe urgjencave shpërqendruese. Në thelb është vendosmëria për të ecur përpara e për të shërbyer pavarësisht pengesave, përkundër gjasave e përballë kohës që asnjëherë nuk është e mjaftueshme”, ka deklaruar Kurti.


Kryeministri ka përmendur edhe ngjarjet që kanë ndodhur në veri.

“Jemi sulmuar këtë vit në veri të vendit para tre muajve dhe jemi sulmuar para gjashtë muajve. Por jemi mbrojtur suksesshëm e po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë. Partneriteti dhe bashkëpunimi që kemi pasur të gjithë e me të gjithë pa asnjë dyshim e ka lehtësuar dhe mbështetur rritjen dhe përparimin si në parametra ekonomikë ashtu edhe në ata demokratikë”, është shprehur Kurti.

Duke folur për zhvillimin ekonomik, Kurti ka deklaruar se gjatë këtyre 34 muajve qeverisje, teksa po e mbyllim edhe vitin financiar, i kemi rishpërndarë 1.2 miliard euro përmes masave të shumta, të cilat kanë prekur shumëfish, pothuajse çdo familje në Kosovë.

“Kjo nuk do të thotë që Qeveria jonë nuk ka e nuk do të ketë projekte të mëdha publike e kapitale sepse planet e synimet i kemi gjithsesi të mëdha. Ju faleminderit për kritikën e u jam mirënjohës për mbështetjen. Përpiqemi shumë për më të mirën, duke mos harruar që qeveria gjithnjë duhet të bëjë edhe më mirë edhe më shumë. Ju uroj mbrëmje të këndshme, krishtlindje të begatshme e vit të ri të suksesshëm – le të bëhemi gati që nesër për 2024-tën. Viti tjetër do t’i ketë 366 ditë, por ky fakt nuk do të jetë i përfillshëm te arritjet në rritje, te sukseset më të shumta. Gëzuar e ju faleminderit”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori