LAJMI I FUNDIT:

Kurti në “Paradën e Krenarisë”: Do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil të kalojë në Kuvend

Kurti në “Paradën e Krenarisë”: Do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil të kalojë në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” të komunitetit LGBTI, që ka nisur në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Bashkë me Kurtin janë parë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Motoja e sivjetshme e paradës është “T’du qashtu qysh je”.


E në një deklarim për media, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se beson në të drejtat e njeriut dhe sipas tij, të gjithë duhet të jenë të barabartë.

“Besoj në të drejtat e njeriut. Besoj se të gjithë duhet të jemi të barabartë. Secili duhet të ketë të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin. Shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve e diskriminimeve që përjeton ky komunitet”, është shprehur Kurti.

I pyetur nëse i kanë votat për Kodin Civil, ai ka thënë se do të bëjnë maksimumin që ai të kalojë në Kuvend në votimin e radhës.

“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë në Kuvend dhe angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar”, ka deklaruar kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori