Kurti në Mitrovicë, takohet me Bedri Hamzën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot është parë në Mitrovicë, ku ka shkuar të takohet me kryetarin e kësaj komune Bedri Hamza.
Kujtojmë se ky takim po ndodh në një kohë kur Kosova po kalon në një ngërç politik.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herën e 29-të duke e thelluar edhe më shumë jetë krizë.
Arsyeja e këtij takimi mbetet e paqartë, pasi asnjë prej palëve nuk ka dhënë detaje publike.
Megjithatë, nuk dihet nëse ky takim mund të konsiderohet si një sinjal i mundshëm për përpjekje të reja për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike, ose ka të bëjë me zgjedhjet lokale të cilat po afrohen.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar për detajet e tjera rreth këtij takimi të papritur. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































