Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.
“Në panelin e diskutimit me temë “Evropa Juglindore: Rritja e Bashkëpunimit dhe Solidariteti”, kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën që Greqia t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën. Të mos harrojmë që 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës sikurse edhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, tha kryeministri Kurti.
Në panel ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, presidentja e Rrjetit për Reformë në Greqi “Diktio” dhe ish-komisionerja evropiane për Punësim dhe Çështje Sociale, Anna Diamantopoulou, dhe deputeti i Parlamentit Helen dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Katrougkalos”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti foli për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë gjatë dy qeverive të udhëhequra nga ai.
“Në Qeverinë Kurti 1, Kosova ishte vlerësuar si një nga vendet me menaxhimin më të suksesshëm të pandemisë, kurse brenda 100 ditëve të qeverisë aktuale, numri i rasteve aktive ka rënë nga 13 mijë në 170 sosh, teksa rastet e hospitalizuar kanë rënë nga 750 në 25. Brenda 66 ditëve të para të qeverisjes u arrit marrëveshja me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave, kurse brenda 100 ditëve u siguruan në total mbi 2 milionë doza të vaksinave”, tha Kurti.
Kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina. Ai shtoi se ky menaxhim i mirë, në të dyja rastet, përpos masave të duhura, është meritë e bashkëpunimit dhe reagimit pozitiv të qytetarëve ndaj thirrjeve të institucioneve shtetërore.
Përpos menaxhimit të mirë me pandeminë, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione. Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë se në pesë mujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.
“Kultura e re që kemi sjellë me qeverisjen e mirë, ku korrupsioni nuk do të tolerohet, tashmë po aplikohet në praktikë. Ne duam të vazhdojmë me procesin e vettingut, që do ta bëjë më aktive prokurorinë tonë dhe më efikase gjyqësinë tonë”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Kosova tashmë ka propozuar një kornizë të re të bashkëpunimit, të quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), e cila do të përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si anëtare të barabarta dhe si e tillë do të bazohej në një marrëdhënie të veçantë me Bashkimin Evropian, sipas modelit EFTA-EEA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët