LAJMI I FUNDIT:

Kurti nderon veprimtarin Adem Demaçi në trevjetorin e vdekjes

Kurti nderon veprimtarin Adem Demaçi në trevjetorin e vdekjes

Sot mbushen tri vjet nga ndarja nga jeta e Adem Demaçit, veprimtarit të lirisë së Kosovës të njohur me nofkën “Mandela i Ballkanit”, i cili i kaloi 28 vjet të jetës së tij në burg.

Kryeministri Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare.


Disa nga funksionet dhe dekorimet e Demaçit ndër vite

Në dhjetor të vitit 1991, Parlamenti Evropian në Strasburg, me angazhimin e fortë të Alexander Langer, Doris Pack, të shumicës së deputetëve të këtij parlamenti dhe me angazhimin e pakursyer të bashkëatdhëtarëve të tij, i akorduan Adem Demaçit çmimin e lartë “Sakharov”.

Pas kësaj mirënjohjeje të lartë, Adem Demaçi ndërmori një turne të gjatë nëpër botë, me ç’rast takoi shumë personalitete të njohura botërore.

Në vitin 1992, ai merr çmimin kundër Racizmit e Ksenofobisë nga “Universidad de Complutense” të Madridit, ndërsa në vitin 1994 nominohet dy herë për Çmimin Nobel: në shkurt të atij viti për Nobelin në Letërsi, ndërsa në shtator për Nobel në Paqe.

Gjatë periudhës 1998/1999, Demaçi ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa pas luftës ai u angazhua për respektimin e të drejtave të pakicave joshqiptare në Kosovë dhe për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Nga viti 2005 deri në vitin 2007, Adem Demaçi drejtoi edhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Ai është autor i disa librave, si: Gjarpinjtë e gjakut (1958), Libër për Vet Mohimin (1994), Dashuria Kuantike e Filanit (2007) e të tjera.

Në vitin 2010, ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori