Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj.
Kurti tha se duke pas parasysh lidhjet e ngushta në mes Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak, konsideron që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.
“Ushtria gjermane na ka ndihmuar për ta mirëmbajtur sigurinë dhe paqen, dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta në mes Serbisë dhe Rusisë dhe në aspektin ushtarak konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kjo nuk do të thotë që ne nuk po investojmë në kapacitetet tona.
E kemi rritur buxhetin për 52 për qind për FSK-në dhe tashmë buxheti ynë për mbrojtje është sa 1.3 për qind të bruto produktit vendor. Dëshirojmë të bëhemi anëtare në programin për partneritetit për paqe në NATO. Vitin e kaluar kemi marrë pjesë në ‘Difender Europe 2021’, me 330 ushtarë në mesin e 16 shteteve nikoqire dhe do të marrim pjesë edhe në ‘Defender Europe 2023’. Por kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO. Nuk bën të bëhet asnjë vakum i paqes dhe i sigurisë”, tha ai.
Ai po ashtu tha se gjatë këtyre 23 viteve, Kosova nuk ka pasur asnjëherë ndonjë incident me ushtar gjerman.
“Në pranverën e vitit 1999, NATO me 19 shtete anëtare pati ndërhyrë kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, për ta ndalur gjenocidin mbi shqiptarët dhe me 12 qershor kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Kosovë janë pritur me lule në duar dhe lot gëzimi nga popullsia vendase. Gjatë këtyre 23 viteve nuk e kemi pasur asnjë incident, asnjëherë, askund me asnjë ushtar gjerman. Ushtarët gjerman kanë qenë gjithmonë të dashur gjatë këtyre 23 vjetëve dhe kanë pasur bashkëpunim me popullsinë. ka thënë ndër të tjera, kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë