Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA nuk është një miqësi e thjeshtë

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë sonte në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, në adresimin e tij, Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer Hovenier si ambasador në Kosovë, marrëdhëniet e veçanta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur në një numër rrafshesh - nga rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës, te mbështetja për zgjerimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e te vlerësimi i parë kreditor i Kosovës.

"Koha e juaj në Kosovë është definuar jo vetëm nga profesionalizmi dhe integriteti i juaj, por edhe nga humanizmi dhe mbështetja e juaj e palëkundur për popullin tonë", u shpreh kryeministri.



















































