Kryeministri Albin Kurti, masakrën e Srebrenicës e ka cilësuar si paralajmërim të projektit gjenocidal serb në Kosovë.
Kurti tha se para 29 vitesh, në qytetin e vogël të Srebrenicës, u krye një nga tmerret më të mëdha të gjenocidit në Evropë.
“8372 burra dhe djem boshnjakë u vranë mizorisht, në mënyrë sistematike. Ky krim la plagë të hapura për mijëra familje boshnjake, siç la plagë të hapur në ndërgjegjen e njerëzimit. Andaj, çdo përvjetor është dhembje që ripërtërihet, jo vetëm për popullin boshnjak, por edhe për ne, popullin e Kosovës, që 25 vite më parë kemi përjetuar tmerret e luftës.” tha kryeministri Kurti.
Më tej, ai shtoi se masakra në Srebrenicë ishte dhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë, ku nga viti 1998 deri në vitin 1999, mbi 13 mijë shqiptarë të Kosovës u vranë, mbi 1 milion u dëbuan nga shtëpitë e tyre, afër 1600 janë ende të pagjetur dhe rreth 20 mijë gra e vajza por edhe burra dhe djem, janë të mbijetuar të përdhunimit seksual.
Kryeministri rikujtoi se sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur 11 korrikun ditë memoriale në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës, duke shtuar se: “Gjenocidi në Srebrenicë na kujton plagët tona të përbashkëta, plagë që ende janë të njoma, siç janë ende qindra varre të zbrazëta”.
“Pashmangshëm na kujtohet ideologjia çetnike që u përdor nga Serbia në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Njësiti famëkeq “Shkorpionët” që ka marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës, është i njëjti që ka kryer masakra edhe në Kosovë. Ndër to, edhe masakrën mbi familjen e Nënkryetares tonë të Kuvendit, Saranda Bogujevci, të cilës iu vranë 16 anëtarë të familjes ndërkaq ajo u mbijetoi 16 plumbave në trupin e saj kur si kishte as 14 vjeç.”
Ai nënvizoi se teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e dhunës, pasardhësit politikë të Millosheviqit që udhëheqin me Serbinë, ringjallin ambiciet e saj ekspansioniste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës por dhe Kosovës.
“Andaj, për viktimat dhe për të mbijetuarit që ua vranë më të shtrenjtit, ne nuk mund të harrojmë. Në emër të drejtësisë, paqes, e të pajtimit, e të ruajtjes së të vërtetës, ne duhet të kujtojmë”, përfundoi Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë