Kurti: Marrëveshja në mes KOSTT dhe ENTSO-E, pavarësim elektroenergjetik i Kosovës nga Serbia
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari sot vizituan KOSTT, ku takuan Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT, Ilir Shala, zv. Kryeshefin Ekzekutiv, Kadri Kadriu, Drejtorin e Departamentit të Operimit të Sistemit, Sabri Musiqi dhe anëtarë tjerë të menaxhmentit të KOSTT.
Sipas njoftimit, kryeshefi ekzektuiv, Shala, foli për rëndësinë e votimit të suksesshëm të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E.
Sipas tij, votimi KOSTT dhe Republika e Kosovës del nga Blloku rregullues Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut, për t’iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri. Kjo Marrëveshje i hapë rrugë KOSTT-it për integrim në tregun rajonal të energjisë elektrike si dhe pjesëmarrje në Bursën shqiptare të energjisë (APEX).
Ai tha se kjo është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme si për KOSTT-in ashtu edhe për Republikën e Kosovës, derisa shprehu mirënjohje për mbështetjen e institucioneve shtetërore të Kosovës, Ambasadës Gjermane, Bankës Gjermane për Zhvillim, Ambasadës Amerikane, USAID, dhe kompanive homologe të ENTSO-E.
Këtij vlerësimi iu bashkëngjit edhe kryeministri në detyrë. Votimin e suksesshëm, të mbështetur nga 22 operatorë të Sistemeve të Transmisionit të Evropës, të ditës së djeshme e cilësoi të një rëndësie të veçantë për Republikën e Kosovës.
“Ajo paraqet pavarësim elektroenergjetik të Kosovës nga Serbia, sovranitet të Kosovës mbi rrjetin energjetik i cili siguron shërbime më të mira energjetike, dhe i njëjti mundëson funksionalizimin e interkonjeksionit 400kV në mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cila prej më shumë se 6 vitesh nuk mund të funksionalizohej. Me këtë votim, KOSTT fiton të drejta të barabartë me homologët në Evropë, dhe kështu shmangim humbjet direkte dhe jo direkte që kishim ndër vite nga mospjesëmarrja në këtë mekanizëm ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit.
Në fund, kryeministri në detyrë Kurti i uroi ekipit të KOSTT për këtë të arritur, dhe shfaqi besimin e plotë se aktivitetet që paraprijnë hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, e të cilat janë kryesisht të natyrës teknike, do të përmbushen në një periudhë shumë të shkurtë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova