Kurti: Marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili ishte për vizitë në vendin tonë.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres në darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias...”, shkruan Kurti.
Ndryshe, gjatë vizitës në Kosovë, Dendias është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























