Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit që u miratua dje në mbledhjen e Qeverisë, viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe viktimave të dhunimit, që kryesisht janë gra dhe vajza, do t’iu mundësohet qasje e menjëhershme në kompensim.
Sipas Kurtit, kjo për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës por mbi të gjitha për t’ua njohur e pranuar dhimbjen që padrejtësisht e kanë vuajtur.
“Për t’u thënë e garantuar që nuk janë vetëm dhe nuk duhet të jenë. Në përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën me bazë gjinore, me synimin e përafrimit dhe zbatimit të obligimeve të dala nga Konventa e Stambollit, po e përmirësojmë kornizën ligjore. Derisa ka shumë nene të dobishme e përparimtare në legjislacionin tonë që presin zbatim, duhet të punojmë edhe në përmirësimin e pasurimin e mëtejmë të ligjeve tona. Asnjëherë nuk duhet të jemi të vetëkënaqur kur angazhohemi për barazi”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai më tej tha se, “për të parandaluar dhunën, në radhë të parë na duhet angazhim e punë e përbashkët institucionale e shoqërore. Dhuna ka shumë forma e ne duhet ta trajtojmë çdo ndërthurje të diskriminimit të përjetuar nga gratë e vajzat. Duhet të aktivizohet çdo segment i shoqërisë por urgjenca bie mbi policinë dhe institucionet e drejtësisë. Mosndëshkimi është vepër tjetër që nuk guxojmë ta tolerojmë”.
“Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është obligim institucional dhe etik për ta ruajtur jetën dhe për t’i mbrojtur të drejtat e garantuara, por është edhe përpjekje për barazi. Ky është obligim gjithashtu. I të gjitha ndërgjegjeve përparimtare”.
“Në fund të nëntorit, në hapje të fushatës 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave’ kam thënë se përkushtimi ynë institucional për eliminimin e dhunës vazhdon çdo ditë”, tha Kurti.
“Sot nuk jemi në fushatë por nuk ka ditë të rëndomta për barazi. Të gjitha janë të vlefshme. Sot, pas përmbylljes së saj e ritheksojmë: Beteja për ta eliminuar këtë problem madhor është e përditshme, e përhershme dhe qeveria jonë është në ballë të saj.
Shteti që kemi ëndrruar, jemi angazhuar e kemi luftuar për të, është shtet i lirë, i drejtë e i barabartë për të gjitha e për të gjithë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Gjakovë, arrestohet njëri prej tyre - i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë