Në prag të përfundimit të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rzivanolli, vizitoi Ndërmarrjen Publike Telekomi i Kosovës, ku u pritën nga kryeshefja Ekzekutive, Burbuqe Hana, bashkë me menaxhmentin e lartë të Telekomit dhe anëtarët e tjerë të bordit.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se pas vizitës dhe takimit me kryeshefen dhe menaxhmentin e lartë dhe Bordin, kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës i ka disbursuar Telekomit një Kredi prej 20 milionë eurosh ku janë bërë pastaj investime të mëdha në teknologji në bërthamë të telefonisë mobile me pajisjet përcjellëse si dhe me BTS Antenat shtesë, sidomos në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit.
“Është inspiruese të shohim se si një kompani publike me humbje dhe pa investime prej afërsisht një dekade, sot Telekomi investon në shërbime të telefonisë mobile (Vala) dhe ato fikse (internet e TV)”, tha kryeministri.
Ai theksoi se Telekomi i Kosovës ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në shërbimet e tij, me zgjerimin e mbulimit me shërbime mobile edhe në akse rrugore edhe në vendbanime. Po ashtu, shërbimet fikse janë zgjeruar në zona të rëndësishme si stacionet policore dhe ndërmarrjet publike. Në muajt e parë të vitit 2024, pritet të shihen ndryshime thelbësore në zonën e Mitrovicës.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti veçoi dy projektet më të mëdha zhvillimore të Telekomit të Kosovës të cilat kanë filluar në vitin 2023 dhe si të tilla përfshijnë modernizimin e plotë të rrjetit mobil dhe mbulimin e plotë me teknologjinë 4G+ dhe me 5G, me anë të së cilave pas 6 muajve të ardhshëm do të kenë mbulueshmëri të plotë me 4G+ dhe më pas do të vazhdohet menjëherë me 5G.
Ai foli edhe për zgjerimin e rrjetit të kabllove optike në tërë vendin e cila do të përfundojë deri në vitin 2025.
Në fund sqaroi se bashkë do të vazhdojnë të krijojnë një mjedis telekomunikativ më të përparuar dhe inovativ për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Në përmbyllje, shtoi se si “Qeveri e Kosovës, jemi krenarë për këtë angazhim dhe përformancë të Telekomit”.
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kishim një vizion të qartë se ku do të arrijmë dhe një bindje të thellë që mund të arrijmë aty relativisht shpejtë me një punë dhe përkrahje të Qeverisë.
Ministrja Rizvanolli theksoi se Telekomi i Kosovës tregon edhe një herë se jo vetëm për vete por me investimet e saj po jep rezultate indirekte në ekonominë e vendit dhe në punësim.
Ajo u shpreh se është e lumtur edhe për performancën financiare të Telekomit, jo vetëm për performancën si të tillë si një rezultat në vete mirëpo për performancën financiare si një burim i investimeve të vazhdueshme të cilat do të ndodhin edhe gjatë viteve të ardhshme.
Ajo që vlen të theksohet është se tashmë ka përfunduar procesi i prokurimit për stacionet e reja që do të thotë se deri në mes të vitit të ardhshëm i tërë territori i Kosovës, do të jetë i mbuluar me rrjet 4G+ dhe do të fillojë në zonat më të banuara edhe ofrimi i shërbimit 5G. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania