Komuna e Pejës ishte qendra e radhës në të cilën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantuan para qytetarëve buxhetin për vitin e ardhshëm.
Para qytetarëve të pranishëm, kryeministri Kurti u shpreh se me buxhetin e vitit 2023, dhe në përputhje me Programin Qeverisës 2021-2025, do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë.
Ai tha se në kuadër të tij parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.
Buxheti që u dedikohet komunave për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 100 milionë euro më shumë se sa sivjet, ndërkaq buxheti për Komunën e Pejës mbi 33 milionë euro.
“Përveç 6.6 milionë eurove që janë planifikuar për projekte infrastrukturore në komunën e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar 1.55 milion euro për projekte në këtë komunë, që do t’i shërbejnë sportit dhe rinisë. Gjithashtu janë planifikuar edhe mjetet për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, sport ky që ka qenë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet dhe në të cilin janë shënuar suksese historike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kreu i ekzekutivit ka bërë thirrje që këto mjete të shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme.
“Jo t’i pasurojmë disa, por të kemi për të gjithë. Ne si shtet po punojmë me kujdes që paranë ta kthejmë te të gjitha shtresat. Jemi këtu, dhe t’i shpenzoni mirë e me mend”, ka thënë Kurti mes tjerash./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë