Kryeministri Kurti, ka reaguar pas sulmit të armatoasur në Pragë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Kurti tha se Kosova solidarizohet me Çekinë në këto kohë të vështira.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Ngushëllime të përzemërta Republikës Çeke nga Republika e Kosovës. Pas të shtënave tragjike në Pragë, mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin çek. Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Për sulmin ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se është i tronditur nga sulmi në Pragë që la shumë viktima dhe të plagosur.
“Në këto momente të vështira për ta, bashkëndiejmë dhimbjen e popullit të Çekisë dhe familjarëve, duke u shprehur ngushëllimet më të thella atyre për viktimat. Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të plagosurit dhe duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë askund!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.
Të paktën 15 persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë u plagosën në Universitetin Charles në Pragë, si pasojë e një sulmi të papritur nga një student.
Heartfelt condolences to the Czech Republic from the Republic of Kosova. In the wake of the tragic shooting in Prague, our thoughts are with the victims, their families, and the entire Czech community. Kosova stands in solidarity during these difficult times.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 21, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?