Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim, përmendi sërish shprehjen ‘vëlla’ me të cilën iu kishte drejtuar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Para deputetëve, Kurti tha se është irrituar nga shprehja, pasi ka kaluar koha kur dikush bëhet “kryeministër me vëllezër”, raporton Telegrafi.
“Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në Qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për te shpija, e ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në Qeveri dhe më thotë vëlla”.
Sa i përket grevës, ai tha se në takimin e fundit me Këshillin Grevist kanë paraqitur tri propozime por që sipas tij janë refuzuar të gjitha.
“Më 1 shtator kam takuar kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin, dhe i kam propozuar që pakon për përballje me inflacionin ta paralajmërojmë bashkë, por nuk kanë pranuar. Unë jam i interesuar t’i forcojë sindikatat dhe ua kam bërë këtë ofertë, por ata nuk kanë pranuar. Më 3 shtator unë kam prezantuar pakon, pra pa kryetarin e BSPK-së. Më gjeni ndonjë qeveri që e ndan një sukses të tillë bashkë me sindikatat bashkërisht. Por, jemi refuzuar”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
“Pastaj, më 13 shtator jemi takuar me Këshillin Grevist. Në këtë takim përveç pakos për inflacionin, kemi ofruar edhe tri gjëra shtesë. E para që publikisht ta paralajmërojmë që pasnesër do të dalë për diskutim Projektligji për Pagat, askush nuk e ka ditur këtë gjë, por nuk është pranuar. E dyta thamë 10 milionë euro shtesë për barnat esenciale. Natyrisht që edhe atmosfera në takim ishte e mirë, të ju them të drejtën”.
“Dhe e treta, po e diskutojmë bashkë reformën e skemës pensionale dhe sociale. Pra, atë kategorizimin drastik me pragun për 15 vjet po e bëjmë të diferencuar dhe po e zvogëlojmë aq sa mundemi dhe dimë atë padrejtësinë dhe pabarazinë që është bërë. Ne insistuam që edhe të kalohet në Kuvend paraprakisht miratimi i reformës. Në atë takim nuk kanë mundur të na refuzojnë, sepse dilnin absurd. Por, na thanë se po e konsultojnë anëtarësinë. Po të thoshin në takim që i refuzojmë të tria këto do të dilnin absurd, por thanë se do të konsultohen me anëtarësinë. Por, po sa dolën deklaruan për media që greva vazhdon. Kanë mundur të thonë që diskutimet vazhdojnë, por thanë greva vazhdon”.
Kurti tutje tha se nuk ka munguar dialogu mes Qeverisë dhe SBASHK-ut, por po mungon sinqeriteti.
“Për mua është e qartë që krerët sindikalë nuk janë viktima, as ne si qeveri e as ju si deputetë. Viktima janë nxënësit. Ka përpjekje për vetëviktimizim për individë të caktuar”.
Në fundit, ai shtoi se greva në arsim po përdoret si amë kundër kryeministrit.
“Ky është problemi, por duhet të tejkalohet, nuk kam çfarë të bëjë, populli ka votuar. Hallin këta e kanë që unë jam kryeministër e jo që nxënësit nuk po shkojnë në shkolla. Ky është halli kryesor, greva po përdoret si armë kundër kryeministrit”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker