Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tashmë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të fillojë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Para mediave ai nuk ka treguar nëse i ka numrat për konstitumin e Kuvendit.


Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në ora 12:00.

Seanca e sotme është vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve./Telegrafi/