LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Hapja e Urës mbi Ibër nuk është kundër askujt, e aq më pak ndaj partnerëve

Kurti: Hapja e Urës mbi Ibër nuk është kundër askujt, e aq më pak ndaj partnerëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për çështjen e hapjes së Urës mbi lumin Ibër.

Kurti ka thënë se hapja e kësaj Ure është e drejtë dhe e nevojshme për të gjithë.

“Hapjen e Urës ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të cilat i kemi ndarë  menjëherë dje me komandantin e KFOR-it në frymën e konsultimeve dhje koordinimit të vazhdueshëm që kemi”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se do të vazhdojnë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës për hapjen e Urës mbi Ibër.

“Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin. Do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë”, tha Kurti.

Ai shtoi se hapja e urën nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partnerëve tanë.

“Hapja e Urës nuk është kundër askujt e aq më pak partnerëve tanë Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë të hapura”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Politikë

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Kalo në kategori