Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

Në një fotografi, të postuar në Facebook, Kurti së bashku me gruan, Ritën dhe vajzën Lean me pak fjalë ka uruar ndërrimin e moteve.


”Të gjithëve, kudo e me këdo që jeni, gëzuar Viti i Ri 2020 nga Rita, Lea dhe unë!”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/