LAJMI I FUNDIT:

Kurti emëron Driton Talin këshilltar politik

Kurti emëron Driton Talin këshilltar politik

Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar Driton Tali, Këshilltar Politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes, korrik 2017.

Driton Tali mbaroi studimet bachelor në vitin 1995, në Londër, drejtimin për Menaxhment dhe Financa, për të vazhduar në MBA (Financa) dhe DBA (Lidership), në Universitetin e Westministrit, gjegjësisht në Universitetin Hull.

Nga viti 1996 punësohet në bankën “Lloyds”, në Londër, në sektorin e investimeve, si analizues. Kurse nga viti 2000 deri më 2004 ishte i punësuar në firmën inevstuese “Prime”, në Londër, si analizues senior i investimeve. Tani udhëheq biznesin privat, njofton Telegrafi.


Dritoni i ka dy libra universitar të botuara në vitin 2001 “Integrimi i Europës në UE” (e ribotuar me 2004 dhe 2007), dhe në vitin 2004 e ka të botuar librin “Ekonomia dhe Industria Financiare”.

Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e tretë (2007-2010). Gjatë asaj legjislature mbahet mend si deputeti më aktiv, i cili ishte i angazhuar sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe aferave të tjera të rëndësisë primare për Republikën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori