Deputeti Albin Kurti me një delegacion të VV-së, kanë bërë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovci, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Pas homazheve, Kurti ka shkruar në Facebook se është mall për njeriun e përkushtuar ndaj dijes e përhapjes së saj, edhe nën okupimin brutal.
Kurse, sot sipas tij, në kohën e lirisë, universitetin po e degjenerojnë njerëz të korruptuar e shërbëtorë të territ.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sot, kur u bënë dy dekada të protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, ne kujtojmë me mall një prej figurave kyçe të asaj kohe, prof.dr. Ejup Statovcin, rektorin e Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991, kur ky Universitet nisi të funksiononte si i pavarur prej pushtuesit serb, e deri në 1997, kur pushteti brutal u ballafaqua me demonstratat.
Prof. Statovcin e kujtojmë me mall, jo vetëm ne që e kemi njohur, por kushdo që ka lexuar për figurën e tij. Është mall për njeriun e përkushtuar ndaj dijes e përhapjes së saj, edhe nën okupimin brutal, sot në kohën e lirisë kur universitetin po e degjenerojnë njerëz të korruptuar e shërbëtorë të territ.
Prof. Statovci ishte shkencëtar i vërtetë i së drejtës. Ai u shkollua në Zagreb e Lubjanë, në Kembrixh e Harvard. Dhe gjithë jetën e kaloi i dedikuar për studentët e lëndët e tij.
Por jo vetëm kaq. Në periudhën më të vështirë, kur shumëkush i nivelit të tij u largua drejt sigurisë tjetërkund, shkencëtari i përmasave ndërkombëtare, Ejup Statovci, zgjodhi të rrijë në Prishtinë e të angazhohet në rifillimin e universitetit pasi që studentët e mësimdhënësit shqiptarë u dëbuan në qershor të vitit 1991.
Edhe nën okupim e apart’heid, me prof. Ejupin në krye, Universiteti i Prishtinës ishte Universitet i Republikës së Kosovës. Në çdo dokument të tij kështu shkruhej, në çdo fjalë të tij kështu thuhej. Ai e ruajti pavarësinë e universitetit gjë që ishte vendimtare për protestat e studentëve të cilat do të pasonin e në ballë të së cilave do të vihej vetë prof.Ejupi.
Imagjinojeni çfarë sakrifice për atdheun. A mund ta përfytyrojnë këtë gjë ata që, për një master që kryejnë jashtë nisin të mendojnë se meritojnë gjithçka, e kur nuk e marrin bëhen gati të kthehen prapë jashtë? A mund ta përfytyrojnë një sfidë të tillë, si hapja e një universiteti paralel ata që nuk e kanë vullnetin as të kufizojnë konsumin e plazma keksave?
Epo mënyrë tjetër që të bëhet ky vend nuk ka. Nëse do të ishte dorëzuar Ejup Statovci e shumë të tjerë si ai, sot nuk do të ishim këtu. E nëse dorëzohemi neve sot, sepse nuk duam të sakrifikojmë asgjë, atëherë nuk do të ketë të nesërme.
Profesor Statovci është një majë vështirë e arritshme për akademinë në Kosovë e në mbarë shqiptarinë. Megjithatë gjatë jetës së tij ai gjeti kohë të ishte dhe aktivist, të merrte pjesë në hartimin e komentimin e Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe të drejtonte Universitetin e Lirë.
Shembulli i tij është ftesë për secilin akademik, universitar e student, që të aktivizohet, për ta rregulluar universitetin, qytetin, shoqërinë e shtetin, se edhe sot ka shumë nevojë. Mos e lini politikën në duar të armiqve të dijes.
Por shembulli i profesor Statovcit është ftesë edhe për ata që tashmë janë aktivistë politikë e shoqërorë, që të mos i ndahen kurrë leximeve e studimeve gjatë jetës së tyre. I vetmi ilaç që të ruan prej tradhtisë ndaj vetes është dija, e kujt nuk i bëhet vonë për të mësuar, nuk është aktivist i mirë.
Me respekt të thellë për prof.dr. Ejup Statovcin dhe familjen e tij, e me kujtimet më të nderuara për angazhimin e tij dhe për protestat e studentëve në 1997, ju ftoj të gjithëve që të mos harrojmë kurrë datat e njerëzit tanë historikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën