LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Mustafa takohen sot sërish

Kurti e Mustafa takohen sot sërish

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar rreth formimit të koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kurti e Mustafa janë takuar një ditë më parë në një takim që ka zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimit, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

E tëra çfarë është thënë pas takimit, është deklarata e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se dy kryetarët do të takohen sërish, ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.


“Në fund të këtij takimi janë pajtuar që të kemi edhe një takim të radhës nesër, për orën e saktë dhe për detaje të tjera të takimit të nesërm iu njoftojmë nesër paradite, nuk kam detaje të tjera nga takimi i sotëm. Nuk kam detaje të tjera”, tha ai.

Ndryshe, LVV dhe LDK nuk po arrijnë ujdi për bashkëqeverisje për shkak të ndarjes së posteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori