Kurti dhe Guerot bisedojnë për marrëveshjen e Ohrit dhe takimin e kryenegociatorëve në Bruksel

2023/04/4.4.2023-ZKM-2-e1680621270817.jpg
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se në takim diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

“U bisedua po ashtu edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat