Ndihmës Sekretaren për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried duke komentuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është i rëndësishëm që takimi i liderëve duhet të ketë një agjendë me tema, përherë në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur.
Donfried i bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Donfried e falënderoi kryeministrin Kurti për strehimin e refugjatëve afganë me ç’rast Kosova ka demonstruar se është partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti u shpreh se kjo ishte një çështje humanitare të cilën populli i Kosovës e njeh mirë, dhe se Kosova dhe populli i saj janë çdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i konsideron aleat dhe partner strategjik.
“Duke shprehur dhe ofruar mbështetjen e ShBA-ve për forcimin e demokracisë dhe integrimet euro-atlantike për Kosovën, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Donfried e falënderoi Kosovën për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive. Ndërsa, kryeministri Kurti e falënderoi për ftesën që Kosova të jetë pjesë e këtij samiti dhe tha se e mirëpret dhe është i inkurajuar nga fakti që Presidenti Biden e ka shpallur krimin e korrupsionin kërcënim të sigurisë kombëtare për SHBA-në, por edhe për demokracinë në mbarë botën. Më tej, gjatë bisedës, ai tha se Kosova ka shënuar progres ekonomik këtë vit me një rritje prej 9,9%, pastaj rritje prej 60% të eksporteve, shtim 30% të të hyrave buxhetore dhe 53% në investimet e huaja e po ashtu ka rritur sundimin e ligjit në gjithë territorin”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Në lidhje me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Donfried tha se është i rëndësishëm takimi i liderëve, se duhet të ketë një agjendë me tema, përherë në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur.
Kryeministri Kurti, në anën tjetër, theksoi se ka qenë çdoherë aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe nuk ka refuzuar asnjë ftesë për takim e duke bërë edhe propozime konkrete për zgjidhje. Ai tha se është e rëndësishme që të kemi një agjendë për vitin 2022 dhe se marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke me qytetarët si përfitues përfundimtar.
Në mbyllje të bisedës të dy shkëmbyen mesazhe urimi për vitin 2022, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi