Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qeset e plastikes dhe me vete nëpër dyqane të marrin torba.

Pas vizitës në terren në disa dyqane në qendër të Prishtinës , bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është ritheksuar nevoja e të pasurit mjedis të pastër, me ç’rast apeli i tyre ishte zvogëlimi i përdorimit të qeseve të plastikes.


Kurti derisa ka falënderuar pronarët e dyqaneve për bashkëpunimin, tha se kjo kontribuon në një mjedis më të pastër.

385542734 1083491296148112 4737811497308100938 n

“Shumë qese të panevojshme plastike janë shndërruar në mbeturina që në mënyrë masive kanë ndotur ambientin. Prandaj, shpresoj në bashkëpunimin e juaj me këtë udhëzim të ri administrativ, me këtë fushatë t’i themi jo qeseve të plastikes...I falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronaret dhe menaxherët e dyqaneve, që ta zbatojnë me pikmëri Udhëzimin administrativ dhe ftojmë qytetarët që kur të shkojnë ne dyqane të blejnë në vetëshërbim, me vete t’i marrin torbat”, tha Kurti.

Ndërsa, i pyetur pse disa dyqane vazhdojnë të shesin qese me logo, Kurti tha se logot përdorën për qeset mbi 50 mikron.

384556681 301478826148839 7312398221310739646 n

“Prej 25 deri 50 mikron qeset e plastikes nuk do të kenë logo, do të kushtojnë pesë cent, 2 cent shkojnë në buxhet të shtetit, përjashtim bëjnë këto qeset prej 0 deri 25 mikron, sepse nuk kanë as vjegëza as doreza dhe përdoren për fruta e perime, dhe për gjerat higjienike, ndërkaq logot përdorën vetëm për ato të cilat janë mbi 50 mikron”, shtoi Kurti.

Një muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, qytetarët tashmë kanë filluar të paguajnë nga 5 deri në 10 cent për një qese. Derisa ekspertët e mjedisit dhe disa qytetarë, e kanë mirëpritur këtë vendim, një pjesë e këtyre të fundit, thonë se në Kosovë ende nuk janë kushtet e jetesës sa për të paguar qese. /KP/

399187182 3640585376261687 3392949261692765752 n