LAJMI I FUNDIT:

Kurti bashkë me Tërnavën vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës

Kurti bashkë me Tërnavën vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar xhamin e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës.

Kjo vizitë u bë për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

“Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë”, njofton BIK.


Sipas BIK, kjo xhami është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës.